-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 8:21|
Por ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e vënë në praktikë'.
-
22
|Lucas 8:22|
Në një prej atyre ditëve ndodhi që Jezusi hipi në një barkë bashkë me dishepujt e vet dhe u tha: "Të kalojmë në bregun tjetër të liqenit'. Dhe ata u larguan nga bregu.
-
23
|Lucas 8:23|
Ndërsa po lundronin, atë e zuri gjumi; dhe një furtunë ra mbi liqen, aq sa barka po mbushej, dhe ishin në rrezik.
-
24
|Lucas 8:24|
Atëherë ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: "Mësues, Mësues, po mbytemi!'. Dhe ai u zgjua, i bërtiti erës dhe tërbimit të ujit; dhe këto u qetësuan dhe u bë bunacë.
-
25
|Lucas 8:25|
Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: "Ku është besimi juaj?'. Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: "Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?'.
-
26
|Lucas 8:26|
Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;
-
27
|Lucas 8:27|
dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.
-
28
|Lucas 8:28|
Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: "Ç´ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!'.
-
29
|Lucas 8:29|
Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.
-
30
|Lucas 8:30|
Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: "Si e ke emrin?'. Dhe ai u përgjigj: "Legjion'. Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16