-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 8:31|
Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.
-
32
|Lucas 8:32|
Dhe aty ishte një tufë e madhe derrash që kullotnin në mal, dhe këta demonë iu lutën t´i lejonte të hynin në ta. Ai ua lejoi atyre.
-
33
|Lucas 8:33|
Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt.
-
34
|Lucas 8:34|
Kur panë ç´ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.
-
35
|Lucas 8:35|
Atëherë njerëzit dolën për të parë ç´kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.
-
36
|Lucas 8:36|
Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan atyre si ishte shëruar i idemonizuari.
-
37
|Lucas 8:37|
Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.
-
38
|Lucas 8:38|
Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:
-
39
|Lucas 8:39|
'Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty'. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.
-
40
|Lucas 8:40|
Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16