-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 1:11|
Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
-
12
|Lucas 1:12|
Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.
-
13
|Lucas 1:13|
Por engjëlli i tha: "Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t´ia vësh emrin Gjon.
-
14
|Lucas 1:14|
Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
-
15
|Lucas 1:15|
Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s´ëmës.
-
16
|Lucas 1:16|
Dhe do t´i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
-
17
|Lucas 1:17|
Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t´i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t´ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë'.
-
18
|Lucas 1:18|
Dhe Zakaria i tha engjëllit: "Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë'.
-
19
|Lucas 1:19|
Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: "Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
-
20
|Lucas 1:20|
Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4