-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 1:21|
Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.
-
22
|Lucas 1:22|
Por, kur doli, nuk mundi t´u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.
-
23
|Lucas 1:23|
Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.
-
24
|Lucas 1:24|
Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
-
25
|Lucas 1:25|
'Ja ç´më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve'.
-
26
|Lucas 1:26|
Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
-
27
|Lucas 1:27|
te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
-
28
|Lucas 1:28|
Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: "Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë'.
-
29
|Lucas 1:29|
Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
-
30
|Lucas 1:30|
Dhe engjëlli i tha: "Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16