- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 26:21|
									Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t´ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 26:22|
									Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t´ju pakësojnë shumë dhe do t´i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 26:23|
									Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t´u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 26:24|
									silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t´ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 26:25|
									Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 26:26|
									Kur do t´ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 26:27|
									Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 26:28|
									edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t´ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 26:29|
									Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 26:30|
									Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t´i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t´ju urrej.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18