- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Levítico 26:31|
									Do t´i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Levítico 26:32|
									Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Levítico 26:33|
									Do t´ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Levítico 26:34|
									Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Levítico 26:35|
									Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Levítico 26:36|
									Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t´u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t´i bëjë që t´ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Levítico 26:37|
									Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Levítico 26:38|
									Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t´ju gëlltisë.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Levítico 26:39|
									Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Levítico 26:40|
									Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18