- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									28
									 
									 
									|Nehemías 10:28|
									Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre,  bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë  ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Nehemías 10:29|
									u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë,  dhe të respektonin e të zbatonin në  praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Nehemías 10:30|
									të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Nehemías 10:31|
									të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Nehemías 10:32|
									U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Nehemías 10:33|
									për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat  e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të  Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Nehemías 10:34|
									Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me  qëllim që të digjen në altarin e Zotit,  Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Nehemías 10:35|
									U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Nehemías 10:36|
									dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t´ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë  tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë  e Perëndisë tonë.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Nehemías 10:37|
									Përveç kësaj u zotuam t´u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës  sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën  pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15