- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Números 11:11|
									Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Números 11:12|
									Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: "Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij"?									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Números 11:13|
									Ku mund të gjej mish për t´i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Números 11:14|
									Unë nuk mund ta mbaj vetëm tërë këtë popull; është një barrë shumë e rëndë për mua.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Números 11:15|
									Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Números 11:16|
									Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmë shtatëdhjetë njerëz nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si pleq të popullit dhe funksionarë të tij; silli në çadrën e mbledhjes dhe të rrinë aty me ty.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Números 11:17|
									Unë do të zbres dhe aty do të flas me ty; do të marr pastaj nga Fryma që është mbi ty dhe do t´ua kaloj atyre, me qëllim që ta mbajnë bashkë me ty barrën e popullit, dhe të mos e mbash ti vetëm.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Números 11:18|
									Pastaj do t´i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t´ju japë mish dhe ju do ta hani.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Números 11:19|
									Dhe do ta hani jo për një ditë, jo për dy ditë, jo për pesë ditë, jo për dhjetë ditë, jo për njëzet ditë,									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Números 11:20|
									por për një muaj të tërë, deri sa t´ju dalë nga hunda dhe t´ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18