- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Números 14:11|
									Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Números 14:12|
									Unë do ta godas me murtajë dhe do ta shkatërroj, por do të bëj prej teje një komb më të madh dhe më të fuqishëm se ai".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Números 14:13|
									Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Números 14:14|
									dhe do t´ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në  një kolonë reje dhe natën në një kolonë të  zjarrtë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Números 14:15|
									Tani në se e bën këtë popull të vdesë si një njeri të vetëm, kombet që kanë dëgjuar namin tënd do të flasin, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Números 14:16|
									"Me qenë se Zoti nuk ka qenë i zoti ta futë këtë popull në vendin që ishte betuar t´i jepte, e vrau në shkretëtirë".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Números 14:17|
									Por tani, të lutem, le të shfaqet fuqia e Zotit tim në madhështinë e saj, ashtu si fole duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Números 14:18|
									"Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin, duke dënuar paudhësinë e etërve te bijtë, deri në brezin e tretë ose të katërt".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Números 14:19|
									Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Números 14:20|
									Atëherë Zoti tha: "Unë fal, ashtu si kërkove ti;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18