- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Números 15:11|
									Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Números 15:12|
									Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Números 15:13|
									Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t´i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Números 15:14|
									Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Números 15:15|
									Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Números 15:16|
									Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Números 15:17|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Números 15:18|
									"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Números 15:19|
									dhe do të hani bukën e vendit, do t´i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Números 15:20|
									Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18