- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Números 18:21|
									Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Números 18:22|
									Dhe bijtë e Izraelit nuk do t´i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Números 18:23|
									Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Números 18:24|
									sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t´i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Números 18:25|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Números 18:26|
									"Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t´i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Números 18:27|
									dhe oferta juaj e lartë do t´ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Números 18:28|
									Kështu edhe ju do t´i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Números 18:29|
									Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t´i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Números 18:30|
									Prandaj do t´u thuash atyre: "Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t´u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15