- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Números 1:21|
									ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Números 1:22|
									Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet  vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të  aftë të shkonin në luftë:									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Números 1:23|
									ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Números 1:24|
									Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Números 1:25|
									ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Números 1:26|
									Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Números 1:27|
									ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Números 1:28|
									Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Números 1:29|
									ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Números 1:30|
									Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15