- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Números 22:1|
									Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe ngritën kampin e tyre në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Números 22:2|
									Por Balaku, bir i Tsiporit, pa të gjitha ato që Izraeli u kishte bërë Amorejve;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Números 22:3|
									dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Números 22:4|
									Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Números 22:5|
									Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t´i thënë: "Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon  faqen e dheut dhe është vendosur përballë  meje.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Números 22:6|
									Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t´ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Números 22:7|
									Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Madianit u nisën duke mbajtur në dorë shpërblimin e shortarit dhe, kur arritën te Balaami, i treguan fjalët e Balakut.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Números 22:8|
									Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t´ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Números 22:9|
									Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ç´janë këta njerëz që janë me ty?".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Números 22:10|
									Dhe Balaami iu përgjegj Perëndisë: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15