-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Números 23:21|
Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.
-
22
|Números 23:22|
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.
-
23
|Números 23:23|
Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç´ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.
-
24
|Números 23:24|
Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".
-
25
|Números 23:25|
Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Mos e mallko aspak, por as mos e beko".
-
26
|Números 23:26|
Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".
-
27
|Números 23:27|
Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t´i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".
-
28
|Números 23:28|
Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.
-
29
|Números 23:29|
Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".
-
30
|Números 23:30|
Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5