- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Números 31:21|
									Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: "Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Números 31:22|
									vetëm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin,									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Números 31:23|
									çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t´i rezistojnë zjarrit, do t´i trajtoni me ujë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Números 31:24|
									Dhe ditën e shtatë do të lani rrobat tuaja dhe do të jeni të pastër; pas kësaj mund të hyni në kamp".									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Números 31:25|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Números 31:26|
									"Ti, me gjithë priftin Eleazar dhe me kryefamiljarët e asamblesë, llogarite tërë plaçkën e zënë, njerëzit dhe bagëtinë;									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Números 31:27|
									dhe ndaje plaçkën midis atyre që kanë marrë pjesë në luftë dhe që kanë vajtur të luftojnë dhe gjithë asamblesë.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Números 31:28|
									Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Números 31:29|
									Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t´ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Números 31:30|
									Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t´u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18