-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 35:1|
Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
-
2
|Números 35:2|
"Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t´u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t´u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.
-
3
|Números 35:3|
Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t´u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.
-
4
|Números 35:4|
Kullotat e qyteteve që do t´u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.
-
5
|Números 35:5|
Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t´u përkasin Levitëve.
-
6
|Números 35:6|
Ndër qyetet që do t´u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t´u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.
-
7
|Números 35:7|
Gjithsej qytetet që do t´u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.
-
8
|Números 35:8|
Qytetet që do t´u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t´u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t´i takojë".
-
9
|Números 35:9|
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
10
|Números 35:10|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5