-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 6:1|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
2
|Números 6:2|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t´iu shenjtëruar Zotit,
-
3
|Números 6:3|
do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.
-
4
|Números 6:4|
Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.
-
5
|Números 6:5|
Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t´i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.
-
6
|Números 6:6|
Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t´i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
-
7
|Números 6:7|
as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
-
8
|Números 6:8|
Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
-
9
|Números 6:9|
Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;
-
10
|Números 6:10|
ditën e tetë do t´i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5