- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Números 8:11|
									pastaj Aaroni do t´i paraqesë Levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Números 8:12|
									Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Números 8:13|
									Do t´i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t´i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Números 8:14|
									Kështu do t´i ndash Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit dhe Levitët do të jenë të mitë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Números 8:15|
									Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t´i pastrosh dhe do t´i paraqitësh si një ofertë të tundur,									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Números 8:16|
									sepse më janë dhënë plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit; unë i mora për vete, në vend të të gjithë atyre që çelin barkun e nënës, në vend të të parëlindurve të të gjithë bijve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Números 8:17|
									Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Números 8:18|
									Mora Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të bijve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Números 8:19|
									Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit,  që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis  bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Números 8:20|
									Kështu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit me Levitët; bijtë e Izraelit u bënë Levitëve të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18