-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 13:11|
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t´i shtohet ajo.
-
12
|Proverbios 13:12|
Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
-
13
|Proverbios 13:13|
Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
-
14
|Proverbios 13:14|
Mësimet e të urtit janë burim jete për t´i evituar dikujt leqet e vdekjes.
-
15
|Proverbios 13:15|
Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.
-
16
|Proverbios 13:16|
Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.
-
17
|Proverbios 13:17|
Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.
-
18
|Proverbios 13:18|
Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
-
19
|Proverbios 13:19|
Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
-
20
|Proverbios 13:20|
Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7