-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Proverbios 19:1|
Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.
-
2
|Proverbios 19:2|
Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.
-
3
|Proverbios 19:3|
Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.
-
4
|Proverbios 19:4|
Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.
-
5
|Proverbios 19:5|
Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.
-
6
|Proverbios 19:6|
Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.
-
7
|Proverbios 19:7|
Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t´u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.
-
8
|Proverbios 19:8|
Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.
-
9
|Proverbios 19:9|
Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.
-
10
|Proverbios 19:10|
Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19