-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Proverbios 28:1|
I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.
-
2
|Proverbios 28:2|
Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.
-
3
|Proverbios 28:3|
Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.
-
4
|Proverbios 28:4|
Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.
-
5
|Proverbios 28:5|
Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
-
6
|Proverbios 28:6|
Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.
-
7
|Proverbios 28:7|
Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.
-
8
|Proverbios 28:8|
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.
-
9
|Proverbios 28:9|
Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.
-
10
|Proverbios 28:10|
Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10