-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 19:11|
Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t´i kapërcejë fyerjet.
-
12
|Proverbios 19:12|
Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.
-
13
|Proverbios 19:13|
Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.
-
14
|Proverbios 19:14|
Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.
-
15
|Proverbios 19:15|
Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.
-
16
|Proverbios 19:16|
Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.
-
17
|Proverbios 19:17|
Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t´ia kthejë ato që i ka dhënë.
-
18
|Proverbios 19:18|
Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.
-
19
|Proverbios 19:19|
Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.
-
20
|Proverbios 19:20|
Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19