-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Proverbios 16:1|
Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
-
2
|Proverbios 16:2|
Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.
-
3
|Proverbios 16:3|
Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.
-
4
|Proverbios 16:4|
Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.
-
5
|Proverbios 16:5|
Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t´i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.
-
6
|Proverbios 16:6|
Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.
-
7
|Proverbios 16:7|
Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
-
8
|Proverbios 16:8|
Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.
-
9
|Proverbios 16:9|
Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.
-
10
|Proverbios 16:10|
Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13