-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 17:11|
Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.
-
12
|Proverbios 17:12|
Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.
-
13
|Proverbios 17:13|
E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.
-
14
|Proverbios 17:14|
Të fillosh një grindje është sikur t´u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.
-
15
|Proverbios 17:15|
Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.
-
16
|Proverbios 17:16|
Ç´duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?
-
17
|Proverbios 17:17|
Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.
-
18
|Proverbios 17:18|
Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
-
19
|Proverbios 17:19|
Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.
-
20
|Proverbios 17:20|
Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19