-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 1:11|
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
-
12
|Proverbios 1:12|
le t´i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;
-
13
|Proverbios 1:13|
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t´i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
-
14
|Proverbios 1:14|
ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";
-
15
|Proverbios 1:15|
biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,
-
16
|Proverbios 1:16|
sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.
-
17
|Proverbios 1:17|
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;
-
18
|Proverbios 1:18|
por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.
-
19
|Proverbios 1:19|
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
-
20
|Proverbios 1:20|
Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19