-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Proverbios 22:21|
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t´u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
-
22
|Proverbios 22:22|
Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
-
23
|Proverbios 22:23|
sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t´u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
-
24
|Proverbios 22:24|
Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
-
25
|Proverbios 22:25|
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
-
26
|Proverbios 22:26|
Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
-
27
|Proverbios 22:27|
Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
-
28
|Proverbios 22:28|
Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
-
29
|Proverbios 22:29|
A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7