-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 24:11|
Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.
-
12
|Proverbios 24:12|
Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t´i japë secilit simbas veprave të tij.
-
13
|Proverbios 24:13|
Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.
-
14
|Proverbios 24:14|
Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
-
15
|Proverbios 24:15|
O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,
-
16
|Proverbios 24:16|
sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.
-
17
|Proverbios 24:17|
Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,
-
18
|Proverbios 24:18|
me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.
-
19
|Proverbios 24:19|
Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,
-
20
|Proverbios 24:20|
sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7