-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Proverbios 27:11|
Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t´i përgjigjem atij që përflet kundër meje.
-
12
|Proverbios 27:12|
Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.
-
13
|Proverbios 27:13|
Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
-
14
|Proverbios 27:14|
Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t´ia zënë si mallkim.
-
15
|Proverbios 27:15|
Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.
-
16
|Proverbios 27:16|
Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.
-
17
|Proverbios 27:17|
Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.
-
18
|Proverbios 27:18|
Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.
-
19
|Proverbios 27:19|
Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.
-
20
|Proverbios 27:20|
Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13