-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Proverbios 22:16|
Ai që shtyp të varfërin për t´u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
-
17
|Proverbios 22:17|
Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
-
18
|Proverbios 22:18|
sepse për ty do të jetë e këndshme t´i ruash në intimitetin tënd dhe t´i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
-
19
|Proverbios 22:19|
Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
-
20
|Proverbios 22:20|
A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
-
21
|Proverbios 22:21|
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t´u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
-
22
|Proverbios 22:22|
Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
-
23
|Proverbios 22:23|
sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t´u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
-
24
|Proverbios 22:24|
Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
-
25
|Proverbios 22:25|
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10