-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Proverbios 31:7|
Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
-
8
|Proverbios 31:8|
Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
-
9
|Proverbios 31:9|
Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
-
10
|Proverbios 31:10|
Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
-
11
|Proverbios 31:11|
Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
-
12
|Proverbios 31:12|
Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
-
13
|Proverbios 31:13|
Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
-
14
|Proverbios 31:14|
Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
-
15
|Proverbios 31:15|
Çohet që me natë për t´i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t´u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
-
16
|Proverbios 31:16|
Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19