-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Zacarías 11:1|
Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.
-
2
|Zacarías 11:2|
Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.
-
3
|Zacarías 11:3|
Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.
-
4
|Zacarías 11:4|
Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,
-
5
|Zacarías 11:5|
blerësit e të cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorë dhe shitësit e të cilave thonë: "Qoftë bekuar Zoti, sepse unë po pasurohem" dhe barinjtë e të cilave nuk kanë kurrfarë mëshire.
-
6
|Zacarías 11:6|
Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit", thotë Zoti, "madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre".
-
7
|Zacarías 11:7|
Atëherë nisa t´i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenë.
-
8
|Zacarías 11:8|
Brenda një muaj eliminova tre barinj. Unë isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu më urrenin.
-
9
|Zacarías 11:9|
Atëherë thashë: "Nuk do t´i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën".
-
10
|Zacarías 11:10|
Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13