-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Zacarías 4:1|
Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi.
-
2
|Zacarías 4:2|
Dhe më pyeti: "Çfarë po shikon?". U përgjigja: "Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë.
-
3
|Zacarías 4:3|
Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj".
-
4
|Zacarías 4:4|
Kështu nisa t´i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, ç´kuptim kanë këto gjëra?".
-
5
|Zacarías 4:5|
Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: "Nuk e kupton se ç´duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë: "Jo, imzot".
-
6
|Zacarías 4:6|
Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.
-
7
|Zacarías 4:7|
"Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".
-
8
|Zacarías 4:8|
Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
9
|Zacarías 4:9|
"Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.
-
10
|Zacarías 4:10|
Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4