-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Zacarías 8:11|
Por tani nuk do të jem më me ata të mbeturit nga ky popull siç kam qenë në kohërat e shkuara", thotë Zoti i ushtrive.
-
12
|Zacarías 8:12|
"Sepse do të ketë një farë paqeje: hardhia do të japë frytin e vet, toka do të japë prodhimet e veta dhe qiejt do t´u japin vesën e tyre. Do t´i bëj ata të mbeturit nga ky popull të kenë zotërimin e të gjitha këtyre gjërave.
-
13
|Zacarías 8:13|
Dhe do të ndodhë që, ashtu si ishit një mallkim midis kombeve, o shtëpi e Judës dhe shtëpi e Izraelit, kështu, kur t´ju shpëtoj, do të jeni një bekim. Mos u trembni, duart tuaja le të jenë të fuqishme!".
-
14
|Zacarías 8:14|
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t´ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin", thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,
-
15
|Zacarías 8:15|
kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t´i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë së Judës. Mos u trembni!
-
16
|Zacarías 8:16|
Këto janë gjërat që duhet të bëni: i flisni me vërtetësi secili të afërmit të tij, në portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.
-
17
|Zacarías 8:17|
Askush të mos kurdisë në zemër të vet ndonjë të keqe kundër të afërmit të vet dhe mos pëlqeni betimin e rremë, sepse të gjitha këto gjëra unë i urrej, thotë Zoti".
-
18
|Zacarías 8:18|
Fjala e Zotit të ushtrive m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
19
|Zacarías 8:19|
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen".
-
20
|Zacarías 8:20|
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Do të vijnë akoma popuj dhe banorë të shumë qyteteve;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13