-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Zacarías 10:3|
"Zemërimi im merr zjarr kundër barinjve dhe unë do të ndëshkoj cjeptë, sepse Zoti i ushtrive do të vizitojë kopenë e tij, shtëpinë e Judës dhe do ta bëjë atë si kalin e tij madhështor në luftë.
-
4
|Zacarías 10:4|
Prej tij do të dalë guri i qoshes, prej tij do të dalë kunji, prej tij harku i betejës, prej tij do të dalë çdo sundues, të gjithë së bashku.
-
5
|Zacarías 10:5|
Dhe do të jenë si trimat që do të shkelin armiqtë e tyre në baltën e rrugëve në betejë. Do të luftojnë, sepse Zoti është me ta, ata që u hipin kuajve do të mbeten të shushatur.
-
6
|Zacarías 10:6|
Unë do ta fortifikoj shtëpinë e Judës dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit dhe do t´i sjell përsëri sepse më vjen keq për ta; do të jenë si të mos i kem dëbuar kurrë, sepse unë jam Zoti, Perëndia i tyre, dhe do t´i kënaq.
-
7
|Zacarías 10:7|
Ata të Efraimit do të jenë si një trim dhe zemra e tyre do të ngazëllojë si e dehur nga vera. Po, bijtë e tyre do ta shohin dhe do të gëzohen, zemra e tyre do të ngazëllojë në Zotin.
-
8
|Zacarías 10:8|
Do t´u fishkëlloj për t´i mbledhur, sepse unë do t´i shpengoj; dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.
-
9
|Zacarías 10:9|
Do t´i shpërndaj midis popujve dhe në vende të largëta do të më kujtojnë; do të jetojnë bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen.
-
10
|Zacarías 10:10|
Do t´i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t´i mbledh nga Asiria, për t´i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta.
-
11
|Zacarías 10:11|
Ai do të kalojë nëpër detin e vështirësisë, por do t´i godasë valët e detit dhe të gjitha thellësitë e lumenjve do të thahen. Krenaria e Asirisë do të shembet dhe skeptri i Egjiptit do të hiqet.
-
12
|Zacarías 10:12|
Do t´i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij", thotë Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12