-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|1 Samuel 25:12|
Kështu të rinjtë e Davidit morën përsëri rrugën e tyre, u kthyen dhe shkuan të njoftojnë tërë këto fjalë.
-
13
|1 Samuel 25:13|
Atëherë Davidi u tha njerëzve të tij: "Secili do të ngjesh shpatën". Kështu secili ngjeshi shpatën e tij dhe Davidi ngjeshi të vetën; rreth katërqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbetën me plaçkat.
-
14
|1 Samuel 25:14|
Por një nga shërbëtorët e lajmëroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thënë: "Ja, Davidi ka dërguar lajmëtarë nga shkretëtira për të përshëndetur zotin tonë, por ai i ka fyer.
-
15
|1 Samuel 25:15|
Mirëpo këta njerëz janë sjellë shumë mirë me ne, nuk na kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk ka munguar asgjë në kohën që kemi bredhur bashkë me ta nëpër fusha.
-
16
|1 Samuel 25:16|
Ata kanë qenë për ne një mur mbrojtjeje natën e ditën për gjithë kohën që kemi kullotur bashkë me ta kopenë tonë.
-
17
|1 Samuel 25:17|
Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t´i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë dhe tërë shtëpisë së tij; ai është një njeri aq i keq, sa nuk mund t´i flasësh".
-
18
|1 Samuel 25:18|
Atëherë Abigaili mori me nxitim dyqind bukë, dy calikë verë, pesë dele të gatuara, pesë masa gruri të pjekur, njëqind vile rrush të thatë dhe dyqind bukë fiku dhe i ngarkoi mbi gomarë.
-
19
|1 Samuel 25:19|
Pastaj u tha shërbëtorëve të saj: "Shkoni para meje, unë do t´ju ndjek". Por nuk i tha asgjë Nabalit, burrit të saj.
-
20
|1 Samuel 25:20|
Ndërsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nëpër një shteg të fshehur nga mali, Davidi dhe njerëzit e tij zbrisnin në drejtim të saj, dhe ajo i ndeshi ata.
-
21
|1 Samuel 25:21|
Davidi kishte thënë: "Kam ruajtur më kot tërë ato që ai njeri kishte në shkretëtirë. Nuk i ka dalë mangut kurrë asgjë nga tërë ato që kishte, por ai ma ktheu të mirën me të keqe.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7