- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									32
									 
									 
									|1 Samuel 25:32|
									Atëherë Davidi i tha Abigailit: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot të dërgoi ballë meje!									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|1 Samuel 25:33|
									E bekuar qoftë këshilla jote dhe e bekuar qofsh ti që më pengove sot të derdh gjak dhe të vendos drejtësinë me duart e mia!									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|1 Samuel 25:34|
									Sepse, sigurisht, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, që më ka penguar të të bëjë të keqen, po të mos ishe nxituar të më dilje përpara, në të gdhirë të ditës Nabalit nuk do t´i kishte mbetur asnjë njeri i gjallë".									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|1 Samuel 25:35|
									Kështu Davidi mori nga duart e saj ato që ajo kishte sjellë dhe i tha: "Kthehu në paqe në shtëpinë tënde; shiko, unë dëgjova zërin tënd dhe pata respekt për personin tënd".									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|1 Samuel 25:36|
									Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket në shtëpinë e tij, një banket prej mbreti. Nabali e kishte zemrën të gëzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgjë, as pak as shumë, deri sa gdhiu.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|1 Samuel 25:37|
									Por të nesërmen në mëngjes, kur efekti i verës kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit këto gjëra; atëherë zemra iu ligështua dhe ai mbeti si një gur.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|1 Samuel 25:38|
									Rreth dhjetë ditë më vonë Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|1 Samuel 25:39|
									Kur mësoi që Nabali kishte vdekur, Davidi tha: "Qoftë i bekuar Zoti, që më dha hak për fyerjen e rëndë të Nabalit dhe nuk e lejoi shërbëtorin e tij të kryejë ndonjë të keqe! Zoti bëri që të bjerë  mbi kokën e tij ligësia e Nabalit". Pastaj  Davidi dërgoi një njeri të flasë me Abigailin, me qëllim që ajo të bëhej bashkëshortja e tij.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|1 Samuel 25:40|
									Shërbëtorët e Davidit erdhën te Abigaili në Karmel dhe i folën kështu, duke thënë: "Davidi na ka dërguar te ti, sepse dëshiron të të marrë për grua".									
									    
								 
- 
									
									41
									 
									 
									|1 Samuel 25:41|
									Atëherë ajo u ngrit në këmbë, ra përmbys me fytyrën për tokë dhe tha: "Ja, t´u bëftë shërbëtorja jote skllave, që t´u lajë këmbët shërbëtorëve të zotërisë tim".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18