- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Samuel 26:8|
									Atëherë Abishai i tha Davidit: "Sot Perëndia të ka dhënë në dorë armikun tënd; prandaj, të lutem, më lejo ta godas me shtizë dhe ta mbërthej në tokë me një të rënë të vetme; nuk do të ketë nevojë për një goditje të dytë".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Samuel 26:9|
									Por Davidi i tha Abishait: "Mos e vrit; kush me të vërtetë mund të ngrejë dorën kundër të vajosurit të Zotit pa u bërë fajtor?".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Samuel 26:10|
									Pastaj Davidi shtoi: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, vetëm Zoti do ta godasë; o sepse do t´i vijë dita dhe ka për të vdekur, o sepse do të shkojë të luftojë dhe do të vritet.									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Samuel 26:11|
									Zoti të më ruajë që të mos e shtyj dorën kundër të vajosurit të Zotit! Tani, të lutem merre shtizën që është pranë kokës së tij dhe enën e ujit dhe të ikim".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Samuel 26:12|
									Kështu Davidi mori shtizën dhe kanën e ujit që ishte pranë kokës së Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gjë, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; të gjithë flinin, sepse një gjumë i thellë i dërguar nga Zoti i kishte zënë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Samuel 26:13|
									Pastaj Davidi kaloi në krahun e kundërt dhe u ndal larg, në majën e malit; kishte një lartësi të madhe midis tyre.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Samuel 26:14|
									Atëherë Davidi u thirri njerëzve të Saulit dhe të Abnerit, birit të Nerit, dhe u tha: "Abner, nuk po përgjigjesh?". Abneri u përgjegj dhe tha: "Kush je ti që po i bërtet mbretit?".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Samuel 26:15|
									Davidi i tha kështu Abnerit: "A nuk je një njeri trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Samuel 26:16|
									Ajo që ke bërë nuk është aspak e mirë. Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mirë zotërinë tuaj, të vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku është shtiza  e mbretit dhe kana e ujit që ishte pranë  kokës së tij!".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Samuel 26:17|
									Sauli njohu zërin e Davidit dhe tha: "A është zëri yt, o biri im David?". Davidi u përgjegj: "Éshtë zëri im, o mbret, o imzot!".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15