-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|1 Samuel 25:22|
Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq, në rast se nga të gjitha ato që ai zotëron kam për të lënë të gjallë një mashkull të vetëm deri në mëngjes".
-
23
|1 Samuel 25:23|
Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara Davidit.
-
24
|1 Samuel 25:24|
Kështu u shtri në këmbët e tij dhe tha: "O imzot, mbi mua, vetëm mbi mua bie faji! Por lejo shërbëtoren tënde të të flasë, dhe ti dëgjo fjalët e saj.
-
25
|1 Samuel 25:25|
Të lutem, mos ia vër re atij njeriu të neveritshëm, Nabalit, sepse ai është pikërisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallallëku; por unë, shërbëtorja jote, nuk i kam parë të rinjtë e dërguar nga zotëria im.
-
26
|1 Samuel 25:26|
Kështu, pra, imzot, ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që shpirti yt jeton, Zoti të ka penguar të derdhësh gjak dhe të vendosësh drejtësi me duart e tua. Armiqtë e tu dhe ata që duan t´i bëjnë keq zotërisë sime qofshin si Nabali!
-
27
|1 Samuel 25:27|
Dhe tani kjo dhuratë që shërbyesja jote i ka sjellë zotërisë sime, t´u jepet të rinjve që ndjekin zotërinë tim.
-
28
|1 Samuel 25:28|
Por falja fajin shërbëtores sate; me siguri Zoti do ta bëjë të qëndrueshme shtëpinë e zotërisë tim, sepse zotëria im lufton në betejat e Zotit, dhe gjatë tërë kohës së jetës sate nuk është gjetur asnjë e keqe te ti.
-
29
|1 Samuel 25:29|
Në rast se del dikush që të të persekutojë dhe të kërkojë jetën tënde, jeta e zotërisë sim do të ruhet në peshtafin e jetës pranë Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë si nga zgavra e një hobëje.
-
30
|1 Samuel 25:30|
Kështu, kur Zoti t´i ketë bërë zotërisë tim të mirat që i ka premtuar dhe të të ketë vënë në krye të Izraelit,
-
31
|1 Samuel 25:31|
kjo gjë nuk do të jetë dhimbje për ty, as edhe një brejtje e ndërgjegjes së zotërisë tim; domethënë të ketë derdhur gjak pa shkak dhe të ketë marrë hak me vetëgjyqësi. Por kur Zoti do t´i bëjë të mira zotërisë tim, kujto shërbëtoren tënde".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7