-
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|2 Corintios 11:12|
Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t´u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
-
13
|2 Corintios 11:13|
Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.
-
14
|2 Corintios 11:14|
Dhe nuk është për t´u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.
-
15
|2 Corintios 11:15|
Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
-
16
|2 Corintios 11:16|
Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.
-
17
|2 Corintios 11:17|
Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi.
-
18
|2 Corintios 11:18|
Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.
-
19
|2 Corintios 11:19|
Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët.
-
20
|2 Corintios 11:20|
Sepse tashmë ju duroni, nëse dikush ju robëron, nëse dikush ju gllabëron, nëse dikush ju grabit, nëse dikush krenohet, nëse dikush ju godet në fytyrë.
-
21
|2 Corintios 11:21|
Flas për turpin tim, sikurse ne të ishim të dobët; megjithatë në çdo gjë që dikush guxon, po flas si i marrë, marr guxim edhe unë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7