-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|2 Corintios 12:19|
A mendoni përsëri se ne kërkojmë të justifikohemi para jush? Ne flasim përpara Perëndisë, në Krishtin, dhe të gjitha këto, o fort të dashur, janë për ndërtimin tuaj.
-
20
|2 Corintios 12:20|
Sepse kam frikë se mos kur të vij nuk ju gjej sikundër kam dashur dhe se mos ju më gjeni sikundër nuk keni dashur juve se mos ka grindje, xhelozi, zemërime, shpërthime, përgojime, insinuata, kryelartësi, ose trazira midis jush;
-
21
|2 Corintios 12:21|
se mos kur të vijë sërish, Perëndia im do të më përulë në mes tuaj dhe unë do të vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar më parë dhe nuk u penduan për fëlliqësinë, kurvërinë dhe shthurjen që praktikuan.
-
1
|2 Corintios 13:1|
Ja, kjo është e treta herë që po vij te ju. "Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve'.
-
2
|2 Corintios 13:2|
E thashë edhe më parë, kur isha i pranishëm te ju për të dytën herë, dhe po e them tani që jam larg jush. Po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar më përpara dhe të gjithë të tjerëve se, po të vij përsëri, nuk do të kursej njeri.
-
3
|2 Corintios 13:3|
Sepse ju kërkoni provën e Krishtit që flet në mua; dhe ai s´është i dobët ndaj jush, por është i fuqishëm në ju.
-
4
|2 Corintios 13:4|
Sepse, megjithëse ai u kryqëzua në dobësinë e tij, ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, sepse edhe ne jemi të dobët në të, por do të rrojmë me të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh.
-
5
|2 Corintios 13:5|
Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.
-
6
|2 Corintios 13:6|
Por unë shpresoj se ju do ta njihni se ne nuk jemi të përjashtuar.
-
7
|2 Corintios 13:7|
Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe, jo që të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e mirë edhe sikur ne të ishim të përjashtuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7