-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Samuel 10:1|
Mbas këtyre gjërave, mbreti i bijve të Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretëroi në vend të tij.
-
2
|2 Samuel 10:2|
Davidi tha: "Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve të Amonit,
-
3
|2 Samuel 10:3|
krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: "Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar dhe për të shkatërruar atë?".
-
4
|2 Samuel 10:4|
Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.
-
5
|2 Samuel 10:5|
I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t´i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t´u thonë: "Rrini në Jeriko sa t´ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
-
6
|2 Samuel 10:6|
Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.
-
7
|2 Samuel 10:7|
Me të dëgjuar këtë lajm, Davidi dërgoi kundër tyre Joabin me gjithë ushtrinë e njerëzve trima.
-
8
|2 Samuel 10:8|
Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.
-
9
|2 Samuel 10:9|
Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;
-
10
|2 Samuel 10:10|
Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t´i renditur kundër bijve të Amonit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4