-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|2 Samuel 14:1|
Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
-
2
|2 Samuel 14:2|
Kështu Joabi dërgoi dikë në Tekoa dhe solli që andej një grua të urtë, së cilës i tha: "Bëj sikur mban zi dhe vish një palë rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si një grua që qan prej kohe një të vdekur.
-
3
|2 Samuel 14:3|
Shko pra te mbreti dhe foli në këtë mënyrë". Dhe Joabi e mësoi se ç´duhej të thoshte.
-
4
|2 Samuel 14:4|
Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: "Ndihmomë, o mbret!".
-
5
|2 Samuel 14:5|
Mbreti i tha: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
-
6
|2 Samuel 14:6|
Shërbëtorja jote kishte dy djem, por këta patën një grindje midis tyre në arë, dhe, me qenë se nuk kishte njeri t´i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.
-
7
|2 Samuel 14:7|
Tani tërë farë e fis është ngritur kundër shërbëtores sate, duke thënë: "Na dorëzo atë që vrau vëllanë, që ta bëjmë të vdesë për jetën e vëllait që ai ka vrarë dhe për të shfarosur edhe trashëgimtarin". Në këtë mënyrë do të shuhet e vetmja urë zjarri që më ka mbetur dhe nuk kanë për t´i lënë burrit tim as emër as pasardhës mbi faqen e dheut".
-
8
|2 Samuel 14:8|
Mbreti i tha gruas: "Shko në shtëpinë tënde; unë do të jap urdhrat për çështjen tënde".
-
9
|2 Samuel 14:9|
Gruaja e Tekoas i tha mbretit: "O mbret, zotëria ime, faji të bjerë mbi mua dhe mbi shtëpinë e atit tim, por mbreti dhe froni i tij të jenë të pafaj".
-
10
|2 Samuel 14:10|
Mbreti tha: "Në qoftë se dikush të thotë diçka, sille tek unë dhe ke për të parë që nuk do të të bjerë më në qafë".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4