-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|2 Samuel 14:21|
Atëherë mbreti i tha Joabit: "Ja, do të bëj pikërisht këtë. Shko, pra, dhe bëj që të kthehet i riu Absalom.
-
22
|2 Samuel 14:22|
Atëherë Joabi u shtri me fytyrën për tokë, u përul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: "Sot shërbëtori yt kupton se ka gjetur hirin tënd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bëri atë që shërbëtori kishte kërkuar".
-
23
|2 Samuel 14:23|
Kështu Joabi u ngrit dhe shkoi në Geshur, dhe e solli Absalomin në Jeruzalem.
-
24
|2 Samuel 14:24|
Por mbreti tha: "Të mblidhet në shtëpinë e tij dhe të mos e shohë fytyrën time!". Kështu Absalomi u tërhoq në shtëpinë e tij dhe nuk e pa fytyrën e mbretit.
-
25
|2 Samuel 14:25|
Në të gjithë Izraelin nuk kishte njeri që ta lavdëronin më tepër për bukuri se sa Absalomit; nga tabanët e këmbëve deri në majën e kokës nuk kishte asnjë të metë tek ai.
-
26
|2 Samuel 14:26|
Kur priste flokët (dhe këtë e bënte çdo vit sepse flokët i rëndonin shumë), ai i peshonte flokët e kokës së tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave të caktuara nga mbreti.
-
27
|2 Samuel 14:27|
Absalomit i lindën tre djem dhe një vajzë e quajtur Tamara, që ishte e hijshme.
-
28
|2 Samuel 14:28|
Absalomi banoi dy vjet në Jeruzalem, pa e parë fytyrën e mbretit.
-
29
|2 Samuel 14:29|
Pastaj Absalomi thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por ai nuk deshi të vinte; e dërgoi ta thërriste një herë të dytë, por ai nuk deshi të vinte.
-
30
|2 Samuel 14:30|
Atëherë Absalomi u tha shërbëtorëve të tij: "Ja, ara e Joabit është pranë arës sime dhe aty ka elb; shkoni t´i vini zjarrin!". Kështu shërbëtorët e Absalomit i vunë zjarrin arës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7