-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Samuel 12:11|
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t´i marrë gratë e tua para syve të tu për t´ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.
-
12
|2 Samuel 12:12|
Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit".
-
13
|2 Samuel 12:13|
Atëherë Davidi i tha Nathanit: "Kam mëkatuar kundër Zotit". Nathani iu përgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.
-
14
|2 Samuel 12:14|
Megjithatë, duke qenë se më këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë, djali që ka lindur duhet të vdesë".
-
15
|2 Samuel 12:15|
Pastaj Nathani u kthye në shtëpinë e vet. Kështu Zoti goditi fëmijën që bashkëshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u sëmur.
-
16
|2 Samuel 12:16|
Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi; pastaj hyri në shtëpi dhe e kaloi natën i shtrirë për tokë.
-
17
|2 Samuel 12:17|
Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.
-
18
|2 Samuel 12:18|
Ditën e shtatë fëmija vdiq dhe shërbëtorët e Davidit kishin frikë t´i njoftonin që fëmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fëmija ishte akoma i gjallë, ne i kemi folur, por ai nuk i dëgjonte fjalët tona. Si të bëjmë tani për t´i thënë se fëmija ka vdekur? Kjo mund t´i shkaktojë ndonjë të keqe".
-
19
|2 Samuel 12:19|
Kur Davidi pa që shërbëtorët e tij flisnin me zë të ulët, e kuptoi se fëmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shërbëtorëve të tij: "Ka vdekur fëmija?". Ata u përgjigjën: "Ka vdekur".
-
20
|2 Samuel 12:20|
Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndërroi rrobat; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe ra përmbys; pastaj u kthye në shtëpinë e tij dhe kërkoi t´i sillnin ushqim dhe hëngri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 9-11