-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|2 Samuel 15:31|
Dikush erdhi t´i thotë Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin në mes të komplotistëve". Davidi tha: "O Zot, të lutem, bëji të kota këshillat e Ahithofelit!".
-
32
|2 Samuel 15:32|
Kur Davidi arriti në majë të malit; ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara Hushai, Arkiti, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
-
33
|2 Samuel 15:33|
Davidi i tha: "Po të jetë se vazhdon rrugën me mua, do të më bëhesh barrë;
-
34
|2 Samuel 15:34|
por në rast se kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: "Unë do të jem shërbëtori yt, o mbret; ashtu si kam qenë shërbëtor i atit tënd në të kaluarën, kështu do të jem shërbëtori yt"; ti do ta bësh të kotë në favorin tim këshillën e Ahithofelit.
-
35
|2 Samuel 15:35|
Nuk do të kesh atje pranë teje priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar? Të gjitha ato që do të dëgjosh që të thuhen nga ana e shtëpisë së mbretit, do t´ua bësh të njohura priftërinjve Tsadok dhe Abiathar.
-
36
|2 Samuel 15:36|
Ja, ata kanë atje me vete dy bijtë e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me anë të tyre do të më njoftoni të gjitha ato që do të dëgjoni".
-
37
|2 Samuel 15:37|
Kështu Hushai, miku i Davidit, u kthye në qytet dhe Absalomi hyri në Jeruzalem.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13