- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Samuel 18:1|
									Davidi kaloi në revistë njerëzit që ishin me të dhe caktoi mbi ta komandantë të mijëshëve dhe të qindshëve.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Samuel 18:2|
									Pastaj Davidi nisi përpara një të tretën e njerëzve të tij nën komandën e Joabit, një të tretën nën komandën e Abishait birit të Tserujahut, vëlla i Joabit, dhe një të tretën nën komandën e Itait të  Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: "Dua  të vij edhe unë me ju!".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Samuel 18:3|
									Por populli u përgjigj: "Ti nuk duhet të vish, sepse po të na vënë përpara, nuk do të na jepnin rëndësi; edhe po të vdiste gjysma jonë, nuk do të na jepnin rëndësi; por ti vlen sa dhjetë mijë nga ne;  është më mirë të rrish gati të na ndihmosh  nga qyteti".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Samuel 18:4|
									Mbreti iu përgjigj me këto fjalë: "Do të bëj atë që ju duket më mirë". Kështu mbreti mbeti pranë portës së qytetit, ndërsa tërë populli dilte në formacion nga njëqind dhe nga një mijë veta.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Samuel 18:5|
									Mbreti u dha këtë urdhër Joabit, Abishait dhe Itait: "Për hirin tim, silluni me kujdes me të riun Absalom!". Tërë populli e dëgjoi kur mbreti e dha këtë urdhër të gjithë komandantëve lidhur me Absalomin.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Samuel 18:6|
									Kështu ushtria doli në fushë kundër Izraelit dhe beteja u zhvillua në pyllin e Efraimit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Samuel 18:7|
									Populli i Izraelit u mund atje nga shërbëtorët e Davidit; dhe në atë vend masakra qe e madhe; atë ditë ranë njëzet mijë njerëz.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Samuel 18:8|
									Beteja u shtri në të gjithë krahinën; dhe pylli gllabëroi më tepër njerëz nga sa kishte gllabëruar shpata.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Samuel 18:9|
									Pastaj Absalomi u ndesh me njerëzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur një mushke, e cila u fut poshtë degëve të dendura të një lisi të madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur në lis, dhe ai mbeti									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Samuel 18:10|
									Një njeri e pa këtë gjë dhe lajmëroi Joabin, duke thënë: "E pashë Absalomin të varur në një lis".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18