-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|2 Samuel 20:21|
Punët nuk qëndrojnë kështu; një njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit, kundër Davidit. Më dorëzoni vetëm atë dhe unë do të largohem nga qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij do të hidhet nga muri".
-
22
|2 Samuel 20:22|
Atëherë gruaja; me urtësinë e saj, iu drejtua tërë popullit; kështu ia prenë kokën Shebas, birit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Ky urdhëroi t´i bien borisë dhe të gjithë u larguan nga qyteti dhe secili shkoi në çadrën e vet. Pastaj Joabi u kthye në Jeruzalem pranë mbretit.
-
23
|2 Samuel 20:23|
Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.
-
24
|2 Samuel 20:24|
Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;
-
25
|2 Samuel 20:25|
Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;
-
26
|2 Samuel 20:26|
dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24