- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Samuel 4:1|
									Kur Ish-Boshethi, bir i Saulit, mësoi që Abneri kishte vdekur në Hebron, i ranë krahët dhe i tërë Izraeli u trondit rëndë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Samuel 4:2|
									I biri i Saulit kishte dy njerëz që ishin udhëheqës ushtarakë; njeri quhej Baanah dhe tjetri Rekab; ishin bij të Rimonit prej Beerothit, nga fisi i Beniaminit. (Sepse edhe Beerothi konsiderohet si pjesë e Beniaminit,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Samuel 4:3|
									megjithëse Beerothitët kanë mërguar në Gitthaim, ku kanë qëndruar deri ditën e sotme).									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Samuel 4:4|
									Por Jonathani, bir i Saulit, kishte një djalë sakat nga këmbët; ai ishte pesë vjeç kur erdhi nga Jezreeli lajmi i vdekjes së Saulit dhe të Jonathanit. Taja e tij e mori dhe ikën, por, duke ikur me  nxitim, fëmija u rrëzua dhe mbeti i çalë. Emri  i tij ishte Mefibosheth.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Samuel 4:5|
									Bijtë e Rimon Beerothitit, Rekabi dhe Baanahu, u nisën dhe arritën në kohë të zhegut në shtëpinë e Ish-Boshethit, ndërsa ai po bënte pushimin e tij të mbasditës.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Samuel 4:6|
									Hynë brenda shtëpisë sikur do të merrnin grurë dhe e goditën në bark. Pastaj Rekabi dhe vëllai i tij Baanahu ua mbathën këmbëve.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Samuel 4:7|
									Kur hynë në shtëpi, Ish-Boshethi rrinte shtrirë në shtrat në dhomën e tij; e goditën, e vranë dhe i prenë kokën; pastaj pasi e morën kokën, ecën tërë natën duke ndjekur rrugën në drejtim të Arabahut.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Samuel 4:8|
									Kështu ia çuan kokën e Ish-Boshethit Davidit në Hebron dhe i thanë mbretit: "Ja koka e Ish-Boshethit, birit të Saulit, i cili kërkonte jetën tënde; sot Zoti i ka dhënë mbretit zotërisë tim, hakmarrjen mbi Saulin dhe mbi pasardhësit e tij".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Samuel 4:9|
									Por Davidi iu përgjigj Rekabit dhe Baanahut, vëllait të tij, bij të Rimon Beerothitit, dhe u tha atyre: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka liruar nga çdo fatkeqësi,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Samuel 4:10|
									në rast se kam kapur dhe kam bërë që të vritet në Tsiklag atë që solli lajmin: "Ja, Sauli vdiq", megjithëse ai pandehte se më kishte sjellë një lajm të mirë dhe priste të merrte një shpërblim,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18