-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|2 Samuel 5:11|
Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, zdrukthtarë dhe muratorë, që i ndërtuan një shtëpi Davidit.
-
12
|2 Samuel 5:12|
Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.
-
13
|2 Samuel 5:13|
Pas arritjes së tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkëshorte të tjera nga Jeruzalemi dhe kështu i lindën bij dhe bija të tjera.
-
14
|2 Samuel 5:14|
Këta janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,
-
15
|2 Samuel 5:15|
Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,
-
16
|2 Samuel 5:16|
Elishama, Eliada, Elifelet.
-
17
|2 Samuel 5:17|
Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë Filistejtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.
-
18
|2 Samuel 5:18|
Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
-
19
|2 Samuel 5:19|
Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër Filistejve? A do m´ilësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t´i lë Filistejtë në duart e tua".
-
20
|2 Samuel 5:20|
Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13