-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|2 Samuel 12:17|
Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.
-
18
|2 Samuel 12:18|
Ditën e shtatë fëmija vdiq dhe shërbëtorët e Davidit kishin frikë t´i njoftonin që fëmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fëmija ishte akoma i gjallë, ne i kemi folur, por ai nuk i dëgjonte fjalët tona. Si të bëjmë tani për t´i thënë se fëmija ka vdekur? Kjo mund t´i shkaktojë ndonjë të keqe".
-
19
|2 Samuel 12:19|
Kur Davidi pa që shërbëtorët e tij flisnin me zë të ulët, e kuptoi se fëmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shërbëtorëve të tij: "Ka vdekur fëmija?". Ata u përgjigjën: "Ka vdekur".
-
20
|2 Samuel 12:20|
Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndërroi rrobat; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe ra përmbys; pastaj u kthye në shtëpinë e tij dhe kërkoi t´i sillnin ushqim dhe hëngri.
-
21
|2 Samuel 12:21|
Shërbëtorët e tij i thanë: "Ç´bëre? Kur fëmija ishte akoma gjallë ti ke agjëruar dhe ke qarë; mbas vdekjes së fëmijës, u ngrite dhe hëngre".
-
22
|2 Samuel 12:22|
Ai u përgjigj: "Kur fëmija ishte akoma gjallë, unë agjëronja dhe qaja, sepse thoja: "Kushedi Zotit mund t´i vijë keq për mua dhe e lë fëmijën të jetojë?". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet të agjëroj?
-
23
|2 Samuel 12:23|
Vallë, a kam mundësi ta kthej? Unë do të shkoj tek ai, por ai nuk do të kthehet tek unë!".
-
24
|2 Samuel 12:24|
Pastaj Davidi ngushëlloi Bath-Shebën, bashkëshorten e tij, hyri tek ajo dhe ra në shtrat me të; kështu ajo lindi një djalë, që ai e quajti Solomon; dhe Zoti e deshi.
-
25
|2 Samuel 12:25|
Pastaj dërgoi një mesazh me anë të profetit Nathan që i vuri emrin Jedidiah, për shkak të dashurisë të Zotit.
-
26
|2 Samuel 12:26|
Ndërkaq Joabi lufonte kundër Rabahut të bijve të Amonit dhe pushtoi qytetin mbretëror.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 9-11